Futboll Seria A Sport

HEROI I FITORES SË NAAPOLIT NDAJ MILANIT/ Flet Xhovani Simeone: Nuk mendojmë për titullin, golin ia kushtoj…

Pas dy golave të shënuar në sezonin 2017-‘18 me fanellën e Fiorentinës, Xhovani Simeone përsëri ndaj Milanit. Argjentinasi tërbohet kur sheh kuqezinjtë dhe e konfirmoi edhe mbrëmë. Pas fitores 1-2 të Napolit, ai foli për mediat duke deklaruar:

SIMEONE

“Mario Rui më gjeti mirë në zonë. Ky Napoli ka kualitet të madh. Golin ia kushtoj vjehrrit që nuk është mirë. Për mua, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme.

Sot (dje) dhamë gjithçka në fushë, kjo skuadër nuk është thjesht cilësore, por ka edhe dëshirë për të fituar dhe për të sakrifikuar”.

 

 

Në mungesë të Osimhen, trajneri po i bën rrotacion me Raspadorin. Sulmuesi pranon zgjedhjet, teksa në deklaratën e tij shtoi:

“Raspadori është një djalë i shkëlqyer, ne kemi një marrëdhënie fantastike. Trajneri bën zgjedhjet e tij, unë dhe Raspadori jemi të ndryshëm në stilin e lojës dhe jemi në dispozicion të tij.

Nuk mendojmë për titullin, por duam të përmirësohemi gjithnjë e më shumë. Le të mendojmë vetëm për këtë”.

Related posts

TELENOVELA “EL PISTOLERO”/ Ish-mesfushori i Inter: Suarez? Jam i bindur që mbrapa qëndron Juventus. Është…

Delo.autor

“ME KËTË EKIP JAM GATI PËR DERBIN”/ Conte rreh gjoksin: Lukaku është zgjidhësi i problemeve!

Delo.autor

MANCHESTER CITY-PSG/ Guardiola i beson 11-shes së parë, Pochettino me ndryshime. Ja formacionet e mundshme…

Delo.autor

Leave a Comment