Futboll Sport

ZYRTARE/ Vendim surprizë! U transferua në merkaton e verës, ish-kapitenit të Interit i ndërpresin kontratën dhe mbetet pa ekip

E pabesueshme ajo që po ndodh me karrierën e Andrea Ranokias!

RANOKIA

U transferua në këtë sesion të merkatos verore te Monza për të pasur hapësirat e nevojshme, por së fundmi klubi nga Brianca ka njoftuar zyrtarisht ndërprerjen e kontratës në mënyrë konsensuale me ish-kapitenin zikaltër.

Këtë lajm e ka bërë vetë publik klubi i sapo ngjitur në Serinë A me anë të një njoftimi në profilin e saj zyrtar të rrjetit social “Twitter”, duke i uruar për këto dy muaj e gjysmë të përshkuara së bashku.

 

 

34-vjeçari ishte projektuar si titullar në skuadrën që ka në pronësi Silvio Berluskoni, por një dëmtim i rëndë që pësoi në ndeshjen ndaj Udinezes, kushtëzoi mbrojtësin që të qëndrojë larg fushave për një kohë relativisht të gjatë.

Përveç Interit, Andrea Ranokia ka mbajtur veshur edhe fanellat e Barit, Xhenoas, Sampdorias dhe Hull Sitit.

Related posts

Guri shënon, Kukësi befoson Skëndërbeun në Korçë

Sadik.Autor

HISTORIKE NË LA LIGA/ Ansu Fati bëhet lojtari më i ri që shënon me fanellën e Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

NGA KYLIAN MBAPPE TEK COMAN/ Njihuni me 4 futbollistët parisien në çdo ekip të gjysmëfinaleve

Delo.autor

Leave a Comment