Futboll Sport

E TRISHTË/ U diagnostikua me sëmundje të rëndë në tru, ndërron jetë futbollisti 32-vjeçar

Bota e futbollit në zi!

MASATO KUDO

Ndërron jetë në moshën 32-vjeçare, futbollisti japonez Masato Kudo.

32-vjeçari ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë në tru dhe ndërroi jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale.

 

 

Kudo ka qenë aktivizuar dhe me kombëtaren aziatike në 4 ndeshje teksa ka shënuar dhe 2 gola.

Eksperienca e tij e fundit ishte me klubin Tegevajaro Mijazaki, e cila militonte në kategorinë e tretë japoneze.

Ai gjithashtu ka mbajtur veshur edhe fanellat e Brisbejn Roar në Australi dhe të Vankuverit në MLS-në Amerikane.

Masato Kudo fitoi kampionatin në Japoni në vitin 2011.

Fitoi 1 kampionat në Ligën e Dytë japoneze në sezonin 2009/2010, 1 Kupë të Japonisë, 1 kampionat në ligën e lindjes në Japoni dhe 1 Kupë të Ligës në Japoni.

Related posts

NUK NDALEN PROBLEMET/ Hysaj ndahet keq me Napolin, e hedhin në gjyq për një çështje disiplinore

Delo.autor

E MUNDI CHELSEA/ Ky është starti më i keq i Arsenalit në 3 dekadat e fundit

Isa.Autor

Partizani pa tifozë ndaj Vllaznisë, klubi i “kuq” vuan dënimin e Komisionit të Disiplinës!!

Sadik.Autor

Leave a Comment