Futboll Sport

“REZULTAT I JASHTËZAKONSHËM”/ Por Guardiola nuk feston. Tuchel: E padrejtë

Pep Guardiola, trajneri i Man.City shijon këtë fitore të thellë 3-0 përballë Bayern, por nuk feston, i vetëdijshëm se në Mynih kërkohet një tjetër ndeshje e madhe:

“Për 55-60 minuta ishte një ndeshje shumë e ekuilibruar, një ndeshje e bukur Championsi mes dy ekipeve të mëdha. Nuk u arritëm të kontrollonim mirë fazat pas golit të Rodrit, i lejuam shumë hapësira. Ata ishin superior në 10-15 minuta e para, kishin disa raste. Është një rezultat i jashtëzakonshëm, por e di se çfarë do të thotë të luash në Mynih, duhet një tjetër ndeshje e madhe”, u shpreh Pep Guardiola.

Aventura e Thomas Tuchel nuk po shkon si duhet në krye të Bayern, për më tepër që kjo ishte humbja e parë e ekipit gjerman në këtë edicion të Champions League:

“Rezultati nuk është shumë i drejtë, u ndëshkuam pikërisht atëherë kur po luanim më mirë se sa Man.City. Pavarësisht se humbëm 3-0 refuzoj të flas për një paraqitje negative, pashë një ekip të madh deri në minutën e 70-të. Na mungon pak forca dhe besimi, gjithsesi ky është një rezultat i vështirë për tu përtypur, por në futboll asgjë nuk vjen rastësisht”, theksoi Thomas Tuchel pas ndeshjes.

Related posts

PËRSËRITET RASTI I GOMEZ/ Ylli i Atalantës drejt largimit për shkak të… trajnerit Gasperini

Delo.autor

NUK SHËNON QË NGA SHTATORI/ Bale në THATËSIRË! Periudha më e errët e uellsianit tek Real Madrid

Delo.autor

ËSHTË BLERJA E FUNDIT E “BARDHEBLUVE”/ Flet Kristi Vangjeli: Nuk e kam tradhtuar Skënderbeun…

Delo.autor

Leave a Comment