Futboll Sport

“FUNDOSET JUVE”/ Tani “Zonja Vjetër” kthen sytë nga UEFA, pritet tjetër dënim

Makthi për Juven nuk përfundon këtu. Pas 10 pikëve të hequra, për çështjen e pagesave fiktive, “Zonja e Vjetër” do të përballet me një tjetër vendim nga gjykata sportive, e fiksuar në datën 15 qershor. Pasi të ketë një tablo të plotë, me dokumentet nga Prokuroria e Torinos, çështja do të kalojë në dyert e UEFA-s me këtë të fundit që pritet të marrë një vendim final në qershor, nëse Juve do të ketë mundësi të luaj në kupat e Evropës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas mediave, UEFA mund të pezullojë bardhezinjtë. Dënimi i Juves ka “pushtuar” faqet e para të mediave italiane: “Juve në makth”, shkruan La Gazzetta dello Sport. “Fundoset Juve”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport. “Juve, çfarë dhimbje”, lexohet në faqen e parë të TuttoSport.

Klasifikimi

Jo të gjithë janë shqetësuar për dënimin e Juve. Lazio feston dy javë përpara fundit teksa siguron matematikisht një vend në Champions League. Me konfigurimin e ri, Napoli dhe Lazio janë në Champions, ndërsa për momentin në vendin e tretë renditet Interi me 66 pikë ndërsa në vendin e katërt pozicionohet Milani me 64 pikë.

Related posts

Atletico Madrid fiton miqësoren me Nigeria, Torres shënon dy gola

Sadik.Autor

Mandzukic shënon gol ndaj Sampdorias

Sadik.Autor

ATP Rome, Nadal në çerekfinale sfidon Fogninin

Sadik.Autor

Leave a Comment