Futboll Sport

LOJTARI BIND BAYERN-IN/ Gati kontrata e re deri në vitin 2025

Për shkak të problemeve të fundit fizike të portierit Manuel Neuer, Bayern Munich vendosi një bast të fortë te Sven Ulreich mes shtyllave në 12 raste te sezonit.Ish-lojtari 35-vjeçar i Hamburgut, pavarësisht se ka qenë gjithmonë rezervë e Neuer, ka garantuar paraqitje të shkëlqyera, aq sa drejtuesit bavarez po mendojnë të firmosin kontratën e re me “gardianin”. Siç raportohet nga SkySport Dem, portieri Ulreich do të nënshkruajë deri në qershor 2025.

Gjermani ka luajtur jo pak, por 8 sezone me kampionët e Bundesligës. Kujtojmë që vitet e para të karrierës i pati te Stuttgart, aty ku luajti gjashtë edicione. Te Bayern Munchen ka ende shumë çështje të hapura, të cilat presin zgjidhje. Në merkaton e janarit priten pak ndryshime, ndërsa vëmendja më e madhe do jetë te ajo çka do prodhojë vera.

Related posts

Man United nuk ia uron ditëlindjen Mkhitaryan, por shihni çfarë bën Pogba

Q.Autor

NDIZEN POLEMIKAT/ Menaxheri i mesfushori Eriksen kundër Inter, shkak bëhen… 6 milionë euro

Delo.autor

Calhanoglu drejt largimit nga Milani, mendon transferimin tek gjigandët turq

Q.Autor

Leave a Comment