Futboll Sport

20 MILIONË EURO PËR ERNEST MUÇIN/ Besiktas i thotë jo ofertës për sulmuesin shqiptar

Ernest Muçi është një nga futbollistët më të mirë shqiptarë. Në merkaton e dimrit, sulmuesi kuqezi u transferua nga Legia e Varshavës te Besiktas, skuadër tek e cila dhe përshtatet shpejt.

Së fundmi u përfol për një interes të Aston Villa. Zërat që qarkullojnë duket se kanë një të vërtetë, pasi presidenti i Besiktas, Hasan Arat në një intervistë të dhënë ka thënë se ka refuzuar 20 milionë euro për lojtarin. “Një klub nga Evropa bëri një ofertë prej 20 milionë eurosh për Ernest Muçin, por unë e refuzova ofertën”, – tha presidenti.

23-vjeçari ka luajtur deri tani në 6 ndeshje, ku ka realizuar 2 gola.

Related posts

E KRYER/ Sedat BERISHA merr dritën jeshile nga FSHF-ja, qendërmbrojtësi një hap larg TIRANËS

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Teuta rinonvon kontratën me ish-lojtarin e Kombëtares…

Delo.autor

MIQËSORE/ Tirana triumfojnë ndaj Burrelit të Patushit. Vendos goli i Halilit

Delo.autor

Leave a Comment