Futboll Sport

“FINAL 4″/ FSHF përcakton datat për gjysmëfinalet dhe finalet

Departamenti i Garave në FSHF ka përcaktuar datat për ndeshjet e “Final 4”, ku do të përcaktohet ekipi kampion në “Abissnet Superiore” dhe ekipet që marrin pjesë në kualifikueset e UEFA Europa Conference League.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, në periudhën 17-26 maj. Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet më 17 maj, duke nisur nga ora 20:00, ndërsa gjysmëfinalja tjetër në po të njëjtën orë më 19 maj.

Finalja për vendin e tretë/katërt është programuar të luhet më 24 maj, ora 19:00, ndërsa finalja e madhe për titullin kampion më 26 maj, ora 19:00. Sa i takon shortit të “Final 4”, ai do të zhvillohet në përfundim të sezonit të rregullt të “Abissnet Superiore”.

Related posts

7 vjet kampion rradhazi, ja shpërblimet e Juventus për dopietën e këtij sezonit

Sadik.Autor

BARCELONA-NASTIC/ Nis epoka e Koeman, ka ndryshime të forta tek titullarët (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

NJË TIFOZ MBETI I SUPRIZUAR/ Lukaku refuzon t’i japë autograf tifozit të Interit, ja arsyeja… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment