Futboll Sport

GOLAT/ Empoli eliminon Fiorentinën nga Kupa e Italisë dhe shkon në çerekfinale, Ardian Ismajli më i miri në fushë

Ndeshja e tretë e Kupës së Italisë për fazën e 1/8 ishte me shumë emocione, aty ku Fiorentina u rikthye në fushë pas dramës së Edoardo Boves. Në ‘Franchi’ vendasit u mposhtën nga Empoli i Ardian Ismajlit që kalon në çerekfinale dhe pret fituesin e çiftit Juventus – Cagliari.

Ekong shënoi për miqtë pas katër minutave lojë, ndërsa barazoi Kean. Sottil shënoi golin e dytë për Fioren, teksa Esposito barazoi. Me 90 minutat që u mbyllën në ekuilibër 2-2, skuadrat u drejtuan te penalltitë.

Ranieri dhe Kean gabuan për Violat, teksa vetëm Ekong për miqtë, që marrin një biletë për më tej. Ndërkohë 8.1 nota për Ardian Ismajlin që ishte lojtari më i mirë i ndeshjes.Sot në 21:00 luhet Lazio – Napoli, për 1/8 e Kupës së Italisë.

Related posts

DUELI NDAJ DONALD CERRONE/ McGregor deklaroi se do të fitojë 80 mln dollarë, vjen reagimi i Dana White

Delo.autor

TRAJNERI 32-VJEÇAR ÇUDIT BOTËN/ Tekniku Matadeen: Pi çdo ditë urinën time të ndenjur për t’u bërë më…

Delo.autor

DEKLARATA E BUJSHME/ Legjenda e “Djajve të Kuq” sulmon: Futbolli i Van Gaal ka qenë më i keqi se…

Delo.autor

Leave a Comment