Futboll Sport

PAMJET/ Ekipi shqiptar zbarkon në tokën serbe, qindra forca policia presin skuadrën kuqezi në Nish

Ekipi shqiptar ka zbarkuar në Nish, ku do të akomodohet në hotel e më pas do të niset për në stadiumin “Duboçiça”, ku do të zhvillojë dhe seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes të së shtunës.

Nga pamjet e mundësuara nga gazetari i Top Channel, Endi Tufa, skuadra kuqezi u prit nga qindra forca policie në stadium, të cilat mundësuan që rruga e ekipit shqiptar nga pista e uljes direkte në hotel të ishte pa probleme, duke shmangur kontrollin në aeroport.

Në orën 16:30, trajneri Sylvinho do të dalë përpara mediave në konferencë, ndërsa në 17:30 do të zhvillohet dhe seanca e fundit stërvitore.

Sfida do të luhet në orën 20:45, më 11 tetor dhe do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.

Related posts

Nuk ka më fshehje, Vllaznisë i dalin ”zot” publikisht (FOTO)

Sadik.Autor

NUK NDALET NË MERKATON E VERËS/ Tirana përforcohet me mbrojtësin e kombëtares së…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Surprizon Hamilton: Dua të garoj në Moto GP

Isa.Autor

Leave a Comment