Futboll

Pësoi aksident të frikshëm, arrestohet ish-mesfushori i Mançesterit

Ish-mesfushori i Junajtid, Darren Gibson, sot lojtar i Sandërlendit, është arrestuar nga Policia pas një aksidenti të frikshëm që ka bërë të shtunën gjatë udhëtimit për në qendrën stërvitore. Makina e irlandezit është shkatërruar totalisht, por fatmirësisht ai ka shpëtuar pa lëndime.

Megjithatë, Policia, e cila njoftoi se ai ishte me 96 km/h në momentin e aksidentit, e ka arrestuar futbollistin me dyshimin se po e ngiste atë në gjendje të dehur.

Gibson2

Kjo nuk është hera e parë që ai i jep makinës nën efektin e alkoolit. Në shtator 2015, atij iu hoq patenta për 20 muaj pasi u ndalua i dehur. 30-vjeçari vuan aktualisht një tërheqje muskulore në ijë dhe pritet të rikthehet në fushë në muajin prill.

Related posts

U SHPALL LOJTARI I NDESHJES KUNDËR INTER/ Modric: Ja çfarë na tha Ancelotti para ndeshjes

Delo.autor

ZYRTARE/ Pirlo do goditje “big”, Juventus sjell dy adoleshentë. Ja emrat…

Delo.autor

NDRYSHON KALENDARI I SUPERIORES/ Shtyhet Laçi-Skënderbeu se nuk ka… fushë

Isa.Autor

Leave a Comment