Futboll Sport

BOTËRORI 2026/ Ronaldo shkruan historinë me një rekord absolut, parakalon edhe Eusébion

Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde edhe në moshën 41-vjeçare. Sulmuesi dhe kapiteni i Portugalisë shkroi një tjetër faqe të artë në historinë e futbollit, duke shënuar në ndeshjen ndaj Uzbekistanit dy gola dhe tejkaluar legjendën Eusébio në krye të listës së golashënuesve portugezë në Kupat e Botës me 10 gola.

Ronaldo i nevojiti vetëm gjashtë minuta lojë për të gjetur rrugën e rrjetës dhe për t’i dhënë epërsinë Portugalisë, në fund të pjesës së parë realizoi të dytin personal. Me këta gola, ai arriti në kuotën e 10 golave në historinë e Botërorëve, një më shumë se Eusébio, i cili këtë shifër (9) e kishte realizuar vetëm në edicionin e vitit 1966.

Lexo edhe:
Infantino mbron ndërprerjen për hidratim në Botëror: FIFA nuk fiton asgjë nga kjo masë
Megjithatë, ylli portugez ka një tjetër rekord që e veçon nga të gjithë futbollistët e tjerë. Ai është bërë lojtari i parë në histori që shënon gol në gjashtë edicione të ndryshme të Kupës së Botës.

Ronaldo ka gjetur rrugën e rrjetës në Botërorët e viteve 2006, 2010, 2014, 2018, 2022 dhe tani edhe në vitin 2026, duke vendosur një rekord të ri që vështirë se do të thyhet në të ardhmen e afërt.

Edhe Lionel Mesi ka marrë pjesë në gjashtë Botërorë, por argjentinasi nuk arriti të shënonte në edicionin e vitit 2010, duke e lënë Ronaldon të vetëm në krye të këtij rekordi historik.

Related posts

COVID-19/ Protokolli i ri në Itali, ndeshjet nuk do të zhvillohen nëse…

Delo.autor

KËSHILLON LEGJENDËN XAVI/ Suarez: Është i kualifikuar, por ky nuk është momenti i duhur për…

Delo.autor

HUMBI PENALLTINË NDAJ TIRANËS/ Bylisi me “dorë të hekurt” për Goxhajn. Ja vendimi për futbollistin

Delo.autor

Leave a Comment