Futboll Sport

BOTËRORI 2027 PËR VAJZA/ Përcaktohen datat e play-off-it, Shqipëria e nis sfidën historike në shtëpi

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mësuar datat e ndeshjeve të fazës play-off në Kampionatin Botëror “Brazil 2027”, pas shortit të zhvilluar në UEFA, ku u përcaktua si kundërshtare e raundit të parë përfaqësuesja e Uellsit, si edhe rivalja e mundshme në fazën e dytë.

Vajzat kuqezi do ta nisin këtë sfidë historike përpara tifozëve shqiptarë, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet më 9 tetor në Shqipëri. Takimi i kthimit ndaj Uellsit do të luhet më 13 tetor në transfertë.

Pjesëmarrja në fazën play-off për Botërorin “Brazil 2027” përfaqëson një moment historik për futbollin shqiptar, pasi është hera e parë që Kombëtarja e vajzave arrin në këtë fazë të një Kampionati Botëror.

Related posts

DEKLARATA/ Sulmuesi në shok: Dy persona më grabitën duke më drejtuar armën në fytyrë!

Delo.autor

​Ramosi i përgjigjet kritikave dhe talljeve të Lovrenit

Isa.Autor

I PËRFUNDON KONTRATA VERËN E ARDHSHME/ Inter gati të nisë ofensivën për “yllin” e Bundesligas…

Delo.autor

Leave a Comment