Futboll Sport

LEO MESSI NUK NDALET/ “Pleshti” vendos dy rekorde të reja në Botëror

Leo Mesi ka përditësuar dy rekorde historike të golave, që janë në emrin e tij në Botëror. Pasi i shënoi Kepit të Gjelbër është në kuotën e 20 golave si askush tjetër.

Jo vetëm kaq. Mesi tashmë regjistron tetë ndeshje radhazi në Botëror, që shënon gol me Argjentinën.

Po ashtu një statistikë unike u regjistrua sot. Me 12 gola të kontribuar(6 gol+6 asist) në fazën me eliminim direkt të Botërorit, Mesi ka kaluar Mbape dhe Pele. Të dy kanë nga 11, ndërsa këto statistika njihen që nga viti 1966.

Në këtë Botëror e kryeson renditjen e golashënuesve me shtatë gola. Realizimi ndaj Kepit të Gjelbër në minutën e 29-të ishte mjaft i bukur.

Mosha për Mesin po rezulton vetëm një numër. 39-vjeçari është i pandalshëm dhe po udhëheq Argjentinën në ëndrrën për të fituar sërish trofeun.

Related posts

ME ARDHJEN E CONTES TEK INTERI/ Wanda Nara zbulon se çfarë do të bëjë Icardi

Delo.autor

PAS SHORTIT PËR BOTËRORIN 2022/ Trajneri Mancini: Të gjitha skuadrat që peshkuam janë të vështira, dhe….

Delo.autor

ZHBLLOKOHET NDESHJA/ Çelsi kalon në avantazh me… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment