Futboll

Ernest Gjoka e kap keq me gjyqtarin, por nuk harron dhe…

Mungesa – “Nuk ishte vetëm Vucaj, por 3 mungesa ndikuan. Kukësi është ekipi kampion në fuqi dhe tensioni është i madh. Topi i gjatë dominonte në fushë dhe duhet të merrje masat”.

Rasti i Sukajt – “(Qesh) Nuk ka koment, vetëm gjyqtari ka koment në këto raste. Ai i mori djersën e Vllaznisë, ishte vjedhje, ishte një moment që mund të barazonte. Duhej të merren masa për gjyqtarin”.

Kukësi, sezoni i kaluar – “Në sezonin e kaluar nuk kemi patur kështu rastesh. Mund të pyesni dhe Starovën, por nuk mund të flasim për sezonin e shkuar”.

Loja – “Në pjesën e parë gabuam një moment dhe u ndëshkuam, kishim raste me Sukajn, por nuk i shfrytëzuam. Në pjesën e dytë ishim më të qetë dhe luajtëm më mirë”.

Markimi i Shametit – “Pikat kyçe markohen 1vs1. Ai ishte i markuar personalisht, por rrëshqiti”.

Çinari – “Nuk e aktivizuam nga minuta e parë, pasi kishte 3 ndeshje radhazi dhe nuk kishte shumë freski. Prandaj mendova të freskoj Çinarin”.

Kartoni i kuq i Sukajt – “Kryesore ishte të ishim të qetë dhe të mendonim për ndeshjen kundër Skënderbeut, pasi luajmë brenda fushës tonë. Ai u mendua të bënte diçka ndryshe, por bëri faull teknik, gjëra që ndodhin”.

Related posts

Zyrtare: Partizani transferon lojtarin nga Koreja e Veriut, firmos për 2 vite me të kuqtë

Isa.Autor

ZYRTARE/ UEFA vendos ku luhen ndeshjet e kthimit të Championsit!

Delo.autor

“TELENOVELA” XHEKO-INTER/ Lojtari ultimatum klubit “Zikaltër”, ja afati që i vendos

Delo.autor

Leave a Comment