Futboll

Arsenal sfidon Manchester United për talentin e Bordeaux

Arsenal ka bërë një ofertë për sulmuesin anësor të Bordeaux, Malcom. Talenti brazilian, që është kërkuar edhe nga Tottenham dhe Manchester United, ka ndërmend të lëvizë gjatë merkatos së verës dhe “topçinjtë” po vendosin piketat për sezonin e ardhshëm. 20-vjeçari, që mund të luajë në të gjitha rolet e repartit të avancuar, ka qenë zbulimi i kampionatit francez në këtë sezon.

Bordeaux pretendon të paktën 50 milionë euro për shërbimet e 20-vjeçarit brazilian, Malcom

Arsenal po kërkon një zëvendësues për Alexis Sanchez, që në janar realizoi kalimin te Manchester City. Kësisoj pas Thomas Lemar të Monaco dhe Cristian Pavon të Boca Juniors, në listën e futbollistëve të preferuar nga trajneri Wenger është shtuar edhe Malcom, i cili refuzoi kalimin te Tottenham në verën e kaluar dhe gjithashtu ka përfunduar në “radarin” e Manchester United.

Related posts

E PAPRITUR/ Juventus-Napoli mund të riluhet. Beteja ligjore ende nuk ka mbaruar

Delo.autor

Goli i parë i Izraelit bën xhiron e internetit, ja çfarë shkruajnë mediat botërore (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

“DIGA E MESFUSHËS”/ Busquets rinovon me Barcelonën me klauzolë të çmendur

Isa.Autor

Leave a Comment