Futboll

Etrit Berisha merr “ok” nga stafi, Panucci me grupin e plotë

Etrit Berisha është rikthyer të stërvitet me grupin dhe duket se për momentin ka hedhur pas problemet fizike. Portieri kuqezi ka marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor, pasi iu nënshtrua një kontrolli të detajuar gjatë ditës, ndërkohë që në stërvitjen e mëngjesit ishte rikthyer në ekip dhe Berat Gjimshiti, që kishte kërkuar leje nga trajneri për shkak të një fatkeqësie familjare.

Më pas ka mbërritur dhe Elseid Hysaj, i cili ka qenë i gatshëm për trajnerin në stërvitjen e pasdites. Panucci e ka bazuar punën e tij kryesisht në një stërvitje tekniko-taktike, duke dashur që të fillojë të injektojë në skuadër idetë e tij lidhur me detyrat që lojtarët do të zbatojnë në miqësoren e së hënës ndaj një kundërshtari që është i ngjashëm me rivalin e saj në grupin e Ligës së Kombeve, Skocinë, për këtë arsye kjo sfidë ka një rëndësi të veçantë.

Related posts

PARTIZANI-TIRANA/ Përballja e 155 në histori, ja kur do të luhet derbi i kryeqytetit

Delo.autor

NGA USHQIMET E PËRZGJEDHURA TEK GJUMI/ Ja disa kuriozitete nga jeta e Ronaldos (FOTO)

Delo.autor

“FIFA BEST AWARDS”/ Jepet çmimi për lojtarin më të mirë në botë

Delo.autor

Leave a Comment