Futboll

United vs. Tottenham & Chelsea vs. Southampton, hidhet shorti i gjysmëfinaleve të FA Cup

Janë shpallur datat e gjysmëfinaleve të FA Cup, me Manchester United që do të udhëtojë në Londër për t’u përballur me Tottenham të shtunën më 21 prill.

Supersfida do të zhvillohet në orën 6:15 të pasdites, ndërsa ndeshja tjetër e Chelsea-t me Southampton është caktuar për t’u luajtur në orën 4 të pasdites më 22 prill.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në Wembley, diçka që nuk i ka pëlqyer disa tifozëve pasi e shohin si avantazh për Tottenham, që aktualisht luan ndeshjet e Premier League aty derisa të përfundojnë punimet e stadiumit të ri.

Gjithsesi, FA ka vendosur të vazhdojë me planin e thurur që në fillim të sezonit, ku vendosi se gjysmëfinalet do të luhen në Wembley.

United do të ndeshet me WBA përpara supersfidës, ndërsa Tottenham do të luajë me Manchester City-n në Wembley ditën e shtunë.

Për Chelsea dhe Southampton, ndeshja do të zhvillohet tetë ditë pasi dy skuadrat do të jenë ndeshur në Premier League.

 

Related posts

KAOS/ Man United pëson gola për faj të Pogba, francezi shpërthen dhe… (VIDEO)

Isa.Autor

Formacionet zyrtare/ Irani luan për barazim, Spanja do tentoi goleadën

Isa.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Mourinho kërkon tek Roma lojtarin që eliminoi Juventus nga Champions-i, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment