Të tjera

WADA kërcënon Rusinë: Rrezikon të përjashtohet sërish nga aktivitetet

Pjesëmarrja e sportistëve rusë në eventet e rëndësishme ndërkombëtare mbetet ende në dyshim, lajm që është konfirmuar nga presidenti i Federatës Ndërkombëtare Antidoping (WADA), Craig Reddie. Aktualisht, antidopingu rus (Rusada) është i pezulluar nga WADA pas skandalit të dy viteve më parë, ndërkohë që ndërkombëtarët shprehen se nuk kanë mundësi të marrin informacion për shumë teste të manipuluara në Rusi. “Ata që humbasin në këtë mes janë sportistët rusë. Ne po mundohemi t’u themi rusëve që të pranojnë gabimin dhe sistemin që ata përdornin për të mashtruar, por ata nuk pranojnë”, tha Reddie.

Presidenti i WADA-s, Craig Reddie

Pak kohë më parë, pas përfundimit të Olimpiadës dimërore, ku Rusia ishte e përjashtuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, erdhi lajmi se sportistët rusë mund t’u rikthehem garave, por pezullimi mund të rikthehet sërish. Sipas WADA-s, mbi 1000 sportistë rusë nga 30 disiplina të ndryshme sportive kanë përfituar nga porgrami secret i dopingut që përdorej në Rusi në vitet 2012-2015. “Ne u kemi bërë ftesë drejtuesve të sportit rus që të shkojmë së bashku në mjediset e antidopingut rus, por duket se kërkesa jonë ra në vesh të shurdhët. Ndaj dhe pjesëmarrja e sportistëve rusë do të vazhdojë të jetë në dyshim”, tha Reddie.

Related posts

INCIDENT QESHARAK/ Kampioni i botës në F1 rrëzohet nga motori e përfundon me këmbët në ajër (VIDEO)

Delo.autor

“NJERËZIT FLASIN SHUMË”/ Ruiz nis “duelin e heshtur”: Nuk merrem me Instagramin, do të…

Delo.autor

Kombëtarja e femrave, nesër sfida me Hungarinë në “Eurobasket 2019”

Isa.Autor

Leave a Comment