Futboll

Manchester United është gati të investojnë për talentin e Valencia

Manchester United po “shtyn” për të marrë futbollistin e Spanjës U-21, Carlos Soler, kundrejt 40 milionë eurove, gjatë merkatos së verës së ardhmshme. United ka nisur bisedimet me Valencia, klubi që ka pronësinë e Soler, për përgjysmimin e klauzolës, që lejon largimin e futbollistit, e cila është 90 milionë euro.

Një seri me blerje të gabuara, pas largimit të Ferguson, kushtëzuan paraqitjen e United në sezonet e kaluara, ndërsa sivjet gjërat duket se nuk janë përmirësuar, pavarësisht se  ekipi i Jose Mourinho, mori emra të tillë si Romelu Lukaku, Paul Pogba dhe Nemanja Matic, në qershor.

Manchester United are hoping to sign Spain Under 21 midfielder Carlos Soler for next season

20-vjeçari Soler ka përfunduar në “radarët” e United, që kur ai debutoi me skuadrën e parë, gjatë sezonit të kaluar. Jose Mourinho e sheh atë si futbollistin ideal për të zëvendësuar Paul Pogba qW duket se i ka orët e numëruara në mesfushën me tre futbollistë të “djajve”.

Michael Carrick do të tërhiqet në fund të sezonit, ndërsa ka pikëpyetje të mëdha në lidhje me gjendje shëndetësore të Marouane Fellaini dhe Ander Herrera. Stafi i United e ndoqi Soler gjatë ndeshjes së barazuar 2-2 kundër Real Madrid, ku lojtari shënoi edhe një gol. Mbetet për t’u parë nëse Valencia do të pranojë “vetëm” 40 milionë euro…

Related posts

Legjenda e futbollit anglez/ Manchester United duhet të marrë ata dy lojtarë për tu ringritur

Sadik.Autor

HUMBJA ME PËRMBYSJE NDAJ MANCHESTER CITY-T/ Pochettino: Diferencën e bëri barazimi kundër Leipzig

Delo.autor

HEQ DORË NGA MARCELO/ Juventusi hyn në garë për shërbimet e yllit të “Los Blancos”…

Delo.autor

Leave a Comment