Futboll

Tha gabim mbiemrin e Astorit, shikoni çfarë e gjen spikerin e Peruxhas

Ngatërroi emrin e Astorit: shkarkohet nga puna. I ka kushtuar shtrenjtë gabimi spikerit të stadiumit “Kuri” të Peruxhas, Françesko Birkoloti.

Presidenti i klubit, Masimiliano Santopadre, vendosi ta largonte nga puna sepse dy herë e ka thënë gabim emrin e mbrojtësit të Fiorentinës, i cili u nda nga jeta disa javë më parë. Gjatë momentit kur të dyja skuadrat po mbanin një minutë heshtje, spikeri tha “Astolfi” dhe jo Astori. Gabimi i përsëritur nuk mund të mbetej pa ndëshkim.

Sipas “Umria24” presidenti e njoftoi me mesazh spikerin e stadiumit për një takim në zyrat e klubit dhe aty i komunikoi shkarkimin nga puna. Ai kërkoi ndjesë për gabimin që bëri dhe tha se as vetë nuk e kuptoi pse gaboi në momentin që duhet të thoshte emrin e Astorit. Vendin e tij e ka marrë Marko Takuçi.

 

Related posts

Reagon klubi i Skënderbeut, ja e vërteta me dënimin e mundshëm të Skënderbeut

Q.Autor

FITORJA ME PAOK/ Gjesti i madh i presidentit të Çelsit, shikoni surprizën që ka për tifozët (FOTO)

Isa.Autor

Liverpool mbërrin në Romë, tifozët e Lazio-s i urojnë mirëseardhjen në “Formelo” (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment