Futboll

DETAJE/ “Të pres fytin”, identifikohet babai i futbollistit që kërcënoi me thikë trajnerin e Tiranës

Identifikohet babai i futbollistit 17-vjeçar të Tiranës, që goditi me grushte e sulmoi me thikë pak minuta më parë në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”, trajnerin Migen Memelli.

Mësohet  se autori i ngjarjes është shtetasi Abdyl Çejku, prindi i njërit prej futbollistëve, i cili e ka sulmuar trajnerin pogradecar pak pas stërvitjes së mëngjesit.

Shkak për këtë sulm siç mëson “BalkanWeb” është bërë mos përfshira e djalit të agresorit në 11-shen e titullarëve.

Fillimisht ai ka hyrë në fushë dhe e ka qëlluar trajnerin Memelli me grushte, ndërsa ky i fundit është kundërpërgjigjur për tu vetëmbrojtur. E në sherr e sipër agresori ka nxjerrë thikën për ta qëlluar, por fatmirësisht trajneri është shmangur, duke mos marrë asnjë plagë.

Ndërsa tentonte ta qëllonte me thikë, agresori është dëgjuar të thotë: “Te pres fytin”.

Pas këtij momenti trajneri ka bërë kallëzim penal në komisariatin nr.6 në kryeqytet.

Related posts

Nuk është Salah! Ky është ‘katalizatori’ kryesor tek Liverpool

Sadik.Autor

(VIDEO) Befason Sevilla në minutën e parë shënon golin e parë

Q.Autor

BARCELONA-REAL MADRID/ Pas 89 kampionatesh dhe 2385 ndeshjeve, ja sa gola diferencë (STATISTIKAT)

Delo.autor

Leave a Comment