Futboll

Ndërprerja në momentin e duhur, 3 futbollistë trembin trajnerin Gjoka

Ndërprerja e Kategorisë Superiore për shkak të ndeshjes miqësore që Kombëtarja Shqiptare do të luajë të hënën ndaj Norvegjisë, ka ardhur në momentin e duhur për Vllazninë.

Shkodranëve u ka rezervuar kalendari një takim shumë të vështirë në këtë fund faze të tretë, pasi do të presë Skënderbeun kryesues dhe mungesat janë kryefjala te ekipi i Gjokës.

Por, gjithashtu trajneri pret që disa prej lojtarëve titullarë të kthehen nga dëmtimet dhe koha në dispozicion është e mjaftueshme. Gjithashtu, stafi teknik vendosi të lërë pushim dy ditë futbollistët, të cilët kanë qenë të lodhur si në aspektin fizik, por edhe psikologjik, pas asaj që ka ndodhur në takimin e fundit ndaj Kukësit.

Situata – Në stërvitjen e sotme te Vllaznia, sërish nuk do të jenë të pranishëm të gjithë lojtarët. Shkak është se një pjesë e tyre janë grumbulluar me ekipet kombëtare. Portieri Sherri dhe Krymi janë të grumbulluar me Kombëtaren u-21, ndërsa mbrojtësi Enes Isufi me përfaqësuesen e 19- vjeçarëve. Takimi ndaj Skënderbeut është e planifikuar të luhet më 28 mars në stadiumin “Loro Boriçi” dhe shkodranët pa diskutim, që do të japin maksimumin e tyre në fushë, pasi kanë nevojë më shumë se asnjëherë tjetër për pikë dhe ndaj korçarëve do të synojnë t’i marrin ato.

vLLAZNIA

Natyrisht, që deri të mërkurën e ardhshme, shpresohet që të zgjidhet problemi i Malotës, që vazhdon të jetë jashtë skuadrës për probleme personale, por edhe rikuperimi i plotë i Vucajt dhe Krymit. Të tre lojtarët janë mjaft të rëndësishëm për formacionin e trajnerit Gjoka dhe ky i fundit shpreson që t’i ketë në fushë në këtë ndeshje delikate.

Për këtë ndeshje, te Vllaznia mungojnë Sukaj, Gocaj e Mersini, të pezulluar me kartonë. Mungesa e Sukajt në vijën e parë të sulmit është mjaft e rëndësishme, megjithatë trajneri po mendon për zëvendësimin e tij në mënyrën më të mirë të mundshme. Shkodranët rrezikojnë mbijetesën dhe një hap fals në shtëpi mund t’u kushtojë shumë.

Related posts

Renditja në La Liga pas triumfit të Barcelonës (FOTO)

Q.Autor

KAOS TE MANÇESTER JUNAJTID/ 11 lojtarë kërkojnë largimin

Delo.autor

“NDRYSHIMI ËSHTË I MADH TEK VLLAZNIA/ Mirsad Jonuz: Ja pse e ndoqa Kukësin dhe ku synoj të filloj punë

Delo.autor

Leave a Comment