Formula 1

Ricciardo penalizohet me 3 pozicione në garën e Australisë

Botërori 2018 në Formula 1 nuk ka nisur aspak mirë për piloti australian të Red Bull, Daniel Ricciardo, që sot është penalizuar me 3 pozicione në startin e garës nga komisarët e FIA-s. Ricciardo i mbylli në vendin e shtatë provat e lira, por është penalizuar pasi ka ecur me një shpejtësi mbi atë të lejuar nën regjimin e flamurit të kuq.

I kam kërkuar ndjesë komisarëve të pistës. Ekrani në timon me tregoi një informacion të gabuar dhe penaliteti erdhi për këtë gjë. Me vjen keq”, u shpreh piloti australian, që do të humbasë 3 pozicione në startin e garës ditën e diel, pavarësisht rezultatit që do të arrijë në provat zyrtare, që do të zhvillohen mëngjesin e së dielës.

Related posts

FORMULA 1/ Paralajmërimi i Verstappen: Ja çfarë më duhet që të mos dështojmë

Delo.autor

FORMULA 1/ U shpall kampion në xhiron e fundit, Versttapen: Ishte çmenduri, më duhej fat

Delo.autor

HUMB KONTROLLIN MBI MERCEDESIN E TIJ/ Hamilton përplaset fuqishëm me barrierat mbrojtëse (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment