Futboll Seria A

Bonucci i zhgënjyer nga Milani, mendon largimin drejt Anglisë

Është raportuar se Leonardo Bonucci është i zhgënjyer nga Milani, dhe mund të largohet në janar ose në verë.

Ish mbrojtësi i Juventusit u bashkua me Milanin këtë verë, në një nga transferimet më të bujshme të viteve të fundit.

Megjithatë, ka qenë një fillim i vështirë për karrierën e tij në San Siro dhe Milan tashmë është 14 pikë larg nga vendet e Ligës së Kampionëve, raporton Alpenews.

Sipas gazetës Gazzetta dello Sport të kësaj mëngjes, Bonucci ka dyshime për projektin e Milanit, dhe po sheh mundësinë e transferimit tek Manchester City, pasi këta të fundit janë në kërkim të një qendërmbrojtësi.

Paris Saint-Germain dhe Chelsea gjithashtu mendohet të jenë të interesuar, por një marrëveshje do të jetë e vështirë pasi mbrojtësi është nën kontratë deri në vitin 2022 dhe Milani ka paguar 40 milionë euro për të disa muaj më parë.

Related posts

TRE DHURATA PËR CONTEN NË MERKATON E VERËS/ Inter bën gati 120 milionë euro, ja objektivat

Delo.autor

SFIDA NDAJ PARMËS/ Sarri vendos Ramsey në formacion, ja vendimi për CR7

Delo.autor

LAÇI-SKËNDERBEU/ Kurbinasit përfitojnë një penallti, Guindo nuk fal nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment