Futboll

Sampaoli: Është e pamundur ta mësosh Messin diçka, niveli i tij është i paarritshëm

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, ka thënë se në stërvitje është e pamundur t’i mësosh diçka Lionel Messit sepse niveli i tij është i paarritshëm.
Messi do të rikthehet në formacionin e Argjentinës për miqësoren kundër Spanjës sonte në Madrid, pasi mungoi në fitoren 2-0 kundër Italisë të premten në Mançester, si pasojë e mbingarkesës muskulore.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është në formë të shkëlqyer për Barcelonën këtë sezon. Ai e çoi Argjentinën në Kupën e Botës duke shënuar het-trik të jashtëzakonshëm kundër Ekuadorit të tetor.

“Është e pamundur t’i mësosh diçka Messit. Niveli i tij është i paarritshëm. Duhet ta kuptosh Messin, jo ta mësosh”, ka thënë ai.

“Në stërvitje duhet të tentosh të shkaktosh situata në të cilat rehatia e tij do të ishte optimale. Nga aty, duhet ta ndërtosh ekipin në lidhje me këtë tregim”, shtoi ai.

 

Related posts

Emerson drejt largimit, Roma ‘hidhet në sulm’ për Darmian

Q.Autor

Laçi ndëshkohet në Gjirokastër, Mezani: Ja çfarë shpresoj…

Sadik.Autor

“KATAR 2022″/ Merret vendimi, FIFA ndryshon stadiumin e finales së Botërorit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment