Futboll

Ze Maria: Ju shqiptarët gaboni, karahasoni De Biazin me Panuccin

Trajneri i Tiranës, ish-lojtar i Interit në Seria A, Ze Maria, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka folur edhe për miqësoren e djeshme mes Shqipërisë dhe Norvegjisë, e cila përfundoi me fitoren minimale të skandinavëve, por me dominim total të lojës prej tyre.

Në rolin e kolegut, por edhe të mikut të Christian Panuccit, tekniku brazilian i bardhebluve ka bërë këtë koment për çka ka parë “live” nga shkallët e “Elbasan Arena”: “Rezultati ishte jo i mirë. Unë kam qenë dje në stadium për ta parë ndeshjen, mënyrën se si Shqipëria do të luante dhe atë çfarë do të prodhonte loja.

Pashë se Norvegjia kishte një skuadër që luante mirë futboll, përballë një Shqipërie, së cilës do t’i duhet kohë për të vënë në zbatim idetë e Panuccit. Panucci është një trajner i ri, pa shumë eksperiencë. Atij do t’i duhet kohë për të transmetuar potencialin që ka te skuadra. Gabimi që bëhet këtu në Shqipëri është se krahasojnë periudhën e De Biazit me aktualen, apo edhe De Biazin si trajner me Panuccin. Të dy trajnerët kanë mënyra të ndryshme loje”.

Related posts

FITORJA NGA “DJAJVE TË KUQ”/ Dani Alves: Kemi shansin të arrijmë në raundin tjetër, por duhet të…

Delo.autor

I PASKA IKUR TRURI DREJTUESVE/ Kokë DERRI në stadium, kërcënim MAFIOZ ndaj…

Isa.Autor

ZYRTARE/ Portieri nuk ka ndërmend të dorëhiqet nga futbolli, klubi i njohur i rinovon kontratën edhe për…

Delo.autor

Leave a Comment