Formula 1

Arrivabene mbyll gojët e liga: Ferrari fitoi me meritë

Ka nga ata që flasin shumë, ka nga ata që i bëjnë fakte gjërat. Gara zhvillohet të dielën dhe pikët për të fituar titullin arrihen të dielën dhe ne të dielën ishim më të mirët e fituam.

Ky është një triumf i ekipit, i Ferrarit”, u shpreh sot Maurizio Arrivabene, drejtori sportiv i makinës italiane. Ideja për të futur Vettel për të ndërruar gomat në momentin që në pistë ishte makina virtual e sigurisë ishte e tij, ndaj një pjesë e fitores i dedikohet atij.

Në një garë edhe makina e sigurisë është pjesë e lojës, ndaj ne përfituam nga prania e saj në pistë për të ndryshuar strategji dhe fituar garën. Vettel e meritoi fitoren, pasi për më shumë se gjysmën e garë ishte para Hamilton dhe tregoi se ka një makinë të mirë.

E pranoj se kemi ende shumë punë përpara, por do të dimë se si të punojmë dhe përmirësohemi”, deklaroi Arrivabene, që ka mbetur i kënaqur nga rezultati arritur në Melburn, me dy pilotët e Ferrarit që u ngjitën në podium.

Related posts

“BOMBË” NGA BRITANIA E MADHE/ Hemilton nuk garon më në Formula 1 nëse…

Delo.autor

PAS VIZITËS SË SCHUMACHER NË SHTËPI/ Flet Ish-shefi i “FERRARIT”: Ju rrëfej gjendjen e tij…

Isa.Autor

Vettel i pari në testet zyrtare të Formua 1 në Barcelonë

Q.Autor

Leave a Comment