Basketball

Dirk Nowitzki nuk tërhiqet: Do të luaj edhe sezonin tjetër

Edhe pse sezoni 2017-2018 në NBA nuk është aspak i mirë për skuadrën e Dallasit, me vetëm 23 fitore dhe 51 humbje deri më, tani në sezonin e rregullt, basketbollisti gjerman Dirk

Nowitzki nuk ka ndërmend të tërhiqet. 39-vjeçari ka konfirmuar sot se ka dëshirë që të luajë edhe një sezon tjetër me skuadrën e Dallas, me të cilën është aktivizuar që në vitin 1998, pra 20 vite më parë. Ndaj, për shtatlartin gjerman, sezoni 2018-2019 do të ishte nr.21 në NBA, një rekord duke qenë se Kobe Bryant u ndal në 20 sezone me Lakers.

Kam dëshirë që të luaj medhe seoznin tjetër në NBA”, tha Dirk Nowitzki, që më 19 qershor do të festojë 40-vjetorin e lindjes. “Ndihem mirë fizikisht dhe këtë sezon kam munguar vetëm në një ndeshje. Kam firmosur një kontratë 2-vjeçare me Dallas, pasi doja që të luaja edhe për dy sezone të tjera këtu, ndaj jam gati për ta respektuar atë dhe për të luajtur për fanellën e ekipit tim të zemrës”, u shpreh basketbollisti gjerman. Sirk Nowitzki ka fituar vetëm një titull kampion në NBA në karrierën e tij, në vitin 2011 me Mavericks.

Related posts

Boston bën ligjin në Lindje, fitojnë Denver e Orlando

Q.Autor

LeBron udhëheq Cleveland drejt fitores, Houston, Oklahoma e Spurs ndjekin Warriors

Q.Autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Detaje të reja nga aksidenti, për ku ishte nisur legjenda dhe vajza e tij

Delo.autor

Leave a Comment