Futboll

Van Dijk: Liverpooli është gati për “ndeshjen e jetës”…

Mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, po pret me padurim sfidën kundër Manchester City në çerekfinalet e Champions League, mesjavën e ardhshme.

Golat e shënuar nga Sadio Mane dhe Mohamed Salah i ndihmuan “të kuqtë” në fitoren 2-1 ndaj Crystal Palace, të shtunën në “Selhurst Park”, në atë që ishte ndeshja e 100-të për trajnerin Jurgen Klopp në Premier League.

Liverpool ka shumë pak kohë për të festuar, pasi të mërkurën do të presë City në “Anfield Road” në veprimtarinë elitare…

“Po e pres me padurim këtë ndeshje. Do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të Champions League. Çdo futbollist me ëndërron mundësinë për të luajtur në çerekfinalet e Champions dhe ne jemi të përgatitur për të mposhtur Manchester City,” – deklaroi Van Dijk.

Liverpool renditet në vendin e tretë të Premier League, me dy pikë avantazh ndaj Tottenham të vendit të katërt.

Related posts

NUMRI “7” KTHEHET NË ÇËSHTJE TE JUVJA/ Zëvendësuesi i Ronaldos nuk e preferon

Delo.autor

Merkato e verës, Milani hedh sytë për okazione në Premier League

Sadik.Autor

Bolt transferohet në Norvegji, “gradohet” kapiten

Sadik.Autor

Leave a Comment