Futboll Seria A

Matuidi: Juventusi? Më duhej dikush, që të më merrte për dore…

“Kam bërë një hap përpara në karrierën time. Më duhej dikush, që të më merrte nga dora”. Ky është mendimi i mesfushorit të Juventusit, Blaise Matuidi.

Futbollisti francez tha se ishte i lumtur me lëvizjen e tij dhe veshjen e fanellës së Juventusit: “Është vetëm ajo që më duhej, dikush që të më merrte për dore. Kjo është ajo që ndodhi në Torino.

Te Juventus ka shumë elementë, që ta japin dorën çdo ditë. Dhe pastaj, në fushë, e keni parë vetë, – tha Matuidi, gjatë një interviste me kanalin “YouTube Bros Stories”.

– Herën e parë që kam hyrë në fushë me Juventusin ndjeva një krenari të madhe, krenarinë që kam veshur këtë fanellë, sepse mendoja për të gjithë kampionët që e kishin përfaqësuar atë para meje, nga Platini te Zidane, nga Thuram deri te Del Piero, Nedved, Baggio dhe të gjithë yjet e e tjerë. Nëse mendoni për historinë e këtij klubit, ju do të mbeteni pothuajse të trullosur”.

Related posts

“MOURINHO NUK ËSHTË ATY PËR VENDIN E TRETË”/ Moratti: Ronaldo? E bëri pjesën e tij tek Juventus, shënoi…

Delo.autor

ËSHTË HERA E PARË PËR MESFUSHORIN/ Solskjaer e zgjedh kapiten kundër PSG-së, reagimi i Fernandes bëhet viral (VIDEO)

Delo.autor

Steve Nicol: Bale do të shkonte tek United vetëm nëse do të ishte trajner Sarri

Sadik.Autor

Leave a Comment