Futboll

Juventus-Real Madrid, i ati i Higuan hap polemika para superduelit të Champions

“Dy muaj më parë – kujtoi Jorge Higuain, të gjithë ishin shumë kritikues me Cristiano Ronaldo, e njëjtja gjë edhe me Benzema. Në 10 vitet e fundit të gjithë numrat 9 të nivelit të lartë si Lewandowski, L.Suarez, Cavani, Benzema dhe Gonzalo janë kritikuar vazhdimisht.

Edhe Lionel Messit i ndodh ndonjëherë. Argjentina është një vend i madh, ka padrejtësi nga të gjitha llojet çdo ditë dhe nuk ndodh asgjë, por në rast se një lojtar gabon, atëherë është fundi i botës” shtoi babait i sulmuesit të Juventusit.

Në intervistën e dhënë për “El Larguero”, Jorge më pas u rikthye të flasë për largimin e djalit të tij nga Reali i Madridit në verën e vitit 2013.”Gonzalo me siguri nuk i dukej simpatik presidentit.

Mendoj se Karim Benzema, Cristiano Ronaldo dhe Gonzalo Higuain bënin pak a shumë të njëjtat gjëra.” Nuk kishin si të mungonin edhe batutat për ndeshjen e sotme: “Të luash kundër Real Madrid nuk është asnjëherë e lehtë, ka njnë skuadër shumë të pasur.

Juventusi faktqësisht ka disa lojtarë të skualifikuar dhe disa lojtarë po rikuperohen, por edhe Allegri është një trajner shumë inteligjent dhe do të dijë do të zgjedhë shumë mirë ndaj Realit.”

Related posts

PAS NJË AKSIONI SPEKTAKOLAR/ “Anffield” në festë, Robertson realizon një GOL fantastik (VIDEO)

Delo.autor

Portogali- Spanjë/ Iberikët shënojnë golin e parë ndaj luzitanve të Ronaldos

Sadik.Autor

PEREZ MERR VENDIMIN PËR YLLIN/ Real Madridi nxjerr sulmuesin në shitje, ja shuma që kërkon

Delo.autor

Leave a Comment