Champions League Futboll

Spanjollët bëjnë golat, Bayerni merr fitoren

Bayern Munich zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer në “Ramón Sánchez Pizjuán” duke mposhtur me përmbysje 2-1 ekipin e Sevilla. Me këtë rezultat të besuarit e Jupp Heynckes janë me një këmbë në gjysmëfinale të Champions League, pasi ndeshja e kthimit zhvillohet në Mynih.

45’ minutat e parë u mbyllën në barazim 1-1, me bavarezët që e kontrolluan më tepër lojën, por rastet më të pastra i patën andaluzianët.

Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 32’ me anë të Sarabia. Pas një zbritjeje të shpejtë në sulm, Escudero kroson në zonë nga e majta dhe aty përfiton Sarabia, i cili nuk e ka të vështirë të mposhtë portierin Ulreich.

Përveç disavantazhit, Heynckes e shqetëson edhe dëmtimi i Vidal. Mesfushori largohet nga fusha duke i lënë vendin kolumbianit Rodriguez. Pak para fundit miqtë barazuan ndeshjen me anë të Ribery, që i ndihmuar edhe nga Navas e dërgoi topin në rrjetë.

Në të dytën Bayern Munich e nis në sulm dhe i afrohet ndjeshëm avantazhit me Ribery që është protagonist në këto minuta. Miqtë e gjejnë avantazhin në minutën e 68’ me anë të spanjollit Alcantara.

Pas një aksioni të shpejtë Ribery kroson nga e djathta dhe topi, pasi kalon pasqyron e portës shkon te Alcantara, i cili me kokë e dërgon në rrjetë (68’). Në avantazh Bayern kontrollon lojën dhe i lë pak hapësira vendasve që e kërkojnë me insistim golin e barazimit. Në minutat e fundit Sevilla hidhet e gjitha në sulm në kërkim të golit të barazimit, por pa sukses, me bavarezët që administrojnë rezultatin dhe kthehen në Mynih me fitore.

Related posts

“Nuk është lehtë të përshtatesh në…”, Ish-lojtari i Barcelonës i dërgon letër Coutinhos

Delo.autor

KANË RILINDUR/ Roberto Mancini karikon Italinë: Duhet të triumfojmë në “San Siro”

Isa.Autor

TËRBOHET REALI/ Benzema shënon një tjetër gol të SPEKTAKOLAR (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment