Europa League Futboll

Lazio-Salzburg, miqtë janë surpriza e Europës

Salzburg është skuadra surprizë e këtij edicioni të Europa League. Kampionët e Austrisë kanë eliminuar ekipe, si Real Sociead dhe Borussia Dortmund në rrugën drejt çerekfinaleve. Pengesa e radhës do të jetë skuadra e Lazio-s, me italianët që do të jenë favoritë për të marrë një fitore mbrëmjen e së enjtes.

Bardhekaltrit kanë eliminuar Dinamon e Kievit në raundin paraardhës me rezultatin e përgjithshëm 4-2. Lojtarët e Simone Inzaghi kanë pësuar një rënie të rendimentit në javët e fundit, me Lazio-n që ka dalë nga katër vendet e para në renditjen e kampionatit italian pasi ka marrë vetëm dy pikë në tri ndeshje.

Kjo ecuri negative është shkaktuar kryesisht nga një mbrojtje e pakujdesshme, që në javën e fundit të kampionatit pësoi dy gola kundër Benevento-s së vendit të fundit. fatmirësisht për trajnerin Inzaghi, sulmi bëri detyrën në pjesën e dytë dhe bardhekaltrit arritën të merrnin një fitore të thellë 6-2 në “Olimpico”.

Këto dy skuadra janë ndeshur në fazën me grupe të Europa League nëntë vite më parë. Salzburg i ka fituar të dy ato takime me rezultatin 2-1. Salzburg nuk ka pësuar asnjë humbje në 15 ndeshjet e fundit që kanë luajtur në Europa League. Lazio, nga ana tjetër, ka shënuar të paktën dy gola në 3 ndeshet e fundit të këtij kompeticioni.

Related posts

ECURIA NË EUROPË/ Shqipërinë e kalon edhe… Lihtenshtejni. Ja renditja e plotë

Delo.autor

“Magjepsi” klubet PRESTIGJOZE të Europës/ TARE dhe Lacio nuk heqin dorë nga “xhevahiri”

Isa.Autor

Po shkëlqen në Botëror/ Juventus kërkon yllin e Barcelonës duke ofruar 40 milion euro

Isa.Autor

Leave a Comment