Futboll La Liga

“Gradohet” Armando Sadiku, tani është momenti i tij!

Kur kanë mbetur edhe 8 javë kampionat, ende nuk është mbyllur asgjë, ndaj edhe kërkohet të merren tre pikët këtë javë. Pritet që Armando Sadiku ta nisë nga minuta e parë ndeshjen, sikurse raportojnë mediet në Spanjë. Sulmuesi i kombëtares po tregon cilësitë e tij gjatë seancave stërvitore dhe ka bindur stafin teknik për ta përfshirë në formacion dhe tashmë pritet që ai të gjejë edhe golin e parë në La Liga.

Levante e bleu atë tek polakët e Legias së Varshavës për rreth 1 milion euro, pas një gjysmë sezoni të shoqëruar me kritika të shumta, për shkak se arriti të shënojë vetëm dy gola. Nga 17 ndeshje që luajti, Sadiku vetëm tetë i nisi si titullar, ndërkohë që në Kupë realizoi katër gola. Aventura e tij në Poloni nuk shkoi sikur duhet, por gjatë fazës përgatitore dimërore në SHBA ai po tregonte rritje, por oferta e spanjollëve bëri që gjithçka të mbyllej aty. 

Related posts

U SHKARKUA NGA STOLI “KUQEZI”/ Christian Panucci merr drejtimin e skuadrës italiane…

Delo.autor

“ALO, JAM RONALDO…”/ Dhe talenti 19-vjeçar zgjedh Valladolid

F.autor

“A DO TË TËRHIQESH?” Pyetja që acaroi kapitenin e Watford pasi ra nga Premier, ja si e fyen live gazetarin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment