Futboll La Liga

Barcelona drejt rekordit historik në La Liga, katalanasit frymëzohen nga Messi

Lionel Messi e ka frymëzuar Barcelonën drejt një ecurie prej 38 ndeshjeve pa humbje në La Liga, duke e barazuar kështu rekordin e vendosur nga Real Sociadad në vitin 1980.

Superylli argjentinas shënoi het-trik në fitoren 3-0 të Barcelonës kundër Leganes sonte në “Cam Nou”, duke u siguruar që klubi katalan ta barazojë rekordin e Real Sociedadit.

Real Sociedadit kishte dalë skuadër e pamposhtur në 38 ndeshje të La Ligës në sezonet 1978/79 dhe 1979/80.

Kishte qenë Espanyol skuadra që ia kishte ndërprerë këtë ecuri Real Sociedadit në atë botë.

Ndërkohë, tani Barcelona do të kërkojë ta thyejë këtë rekord duke e tejkaluar Sociedadin javën e ardhshme me një fitore eventuale ndaj Valencias.

Gjatë 31 ndeshjeve të luajtura këtë sezon në ligë, klubi katalan i ka fituar 24 dhe ka barazuar në shtatë prej tyre.

Related posts

NJË GODITIJE E RËNDË PËR BARCELONËN/ Dembele skualifikohet me 2 ndeshje, humbet…

Delo.autor

E KËRKON ISH TRANJERI I TIJ/ Klubi i Serisë A në ndjekje të Nedim Bajramit

Delo.autor

PËRMBYSJE E MADHE NË AMSTERDAM/ Tottenham eliminon holandezët në sekondën e fundit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment