Të tjera

Parandalohet një sulm “vrasës” në maratonën e Berlinit

Policia gjermane ka parandaluar një komplot për të sulmuar maratonën e së dielës në Berlin. Mësohet se 6 persona u arrestuan lidhur me planet për të kryer sulmin.

Gazeta “Die Welt” thotë se një njeri i ndaluar planifikoi të ngrinte një sulm vdekjeprurës me thikë ndaj pjesëmarrësve dhe spektatorëve.

Gazeta raporton se personat e arrestuar kanë lidhje me tunizianin Anis Amri, që përplasi për vdekje 12 persona me kamion në krishtlindjen e 2016-s, në Berlin.

Në deklaratën e së dielës, policia ka bërë me dije se kanë zhvilluar kontrolle në adresa të ndryshme, duke arrestuar edhe të dyshuarit që variojnë nga moshat 6 deri në 21.

Related posts

Nadal: Mes meje dhe Federer nuk ka garë për kreun

Sadik.Autor

“U RUAJT PAQJA SOCIALE”/ Ministri Hauke pas dëbimit të Djokovic: Mbrojta sakrificën e australianëve

Delo.autor

Gara për më të pasurin, Mek Gregor: Tani ja kam kaluar Kristiano Ronaldos

Q.Autor

Leave a Comment