Formula 1

Shangai, Hamilton i pari në provat e lira, i fut frikën Ferrarit

Lewis Hamilton dominon provat e lira të Çmimit të Madh të Kinës, i treti për këtë sezon të Formula 1. Piloti i Mercedesit rezultoi më shpejti në pistën e Shangait me kohën 1’33″999, duke lënë pas me 3 dhe 4 të dhjetat më shumë respektivisht Raikkonen të Ferrararit dhe shokun e tij të skuadrës te Mercedesit, Valteri Bottas. Vetëm vendi i 6-të për Sebastian Vettel, që shënoi një kohë më të dobët se dy pilotët e Red Bullit, Ricciardo e Verstappen.

Hamilton jep një sinjal shqetësues për rivalët e tij, sidomos për Ferrarin.

Pas pilotëve të tre skuadrave më të mira u renditën njëvendëshet e Haas dhe Renault, të drejtuara nga Magnussen dhe Sainz , ndërsa Alonso i mbylli provat e lira në vendin e 12-të.

Related posts

“Karikohet” Ricciardo, Red Bull është gati për të surprizuar në garën e Monakos

Sadik.Autor

Hamilton: E dija që do të shpallesha kampion, di si ta mposht Vettel

Q.Autor

BARAZON LEGJENDËN GJERMANE TË F1/ Hamilton: Dikur luaja duke përdorur emrin Schumacher, sot barazoj rekordet e tij

Delo.autor

Leave a Comment