Champions League Futboll

Arsyet përse Liverpool ka sulmin më të mirë të Champions

Liverpool dallohet për mënyrën e shumë agresive dhe sulmuese të të luajturit futboll. Dhe nisur nga kjo nuk është fare rastësi që në Ligën e Kampioneve asnjë skuadër tjetër nuk ka shënuar aq sa edhe ekipi i drejtuar nga Jurgen Klopp.

“Të kuqtë” kanë realizuar 33 gola në 10 ndeshje në kompeticionin më të rëndësishëm të kontinentit. Dyshja e sulmit Firminho-Salah kanë shënuar 40 gola në 44 ndeshje këtë sezon, kurse në Champions nga 8 gola për kokë.

Mënyra e të luajturit e skuadrës angleze është me 3 sulmues, e këta nuk kanë detyra të veçanta mbrojtëse dhe mëbshteten nga një mesfushor si Oxlade-Chamberlain, i cili dallohet për cilësitë e spikatura në sulm.

Pavarësisht mungesave të shumta për shkak dëmtimi, ardhja në janar e Van Dijk i garantoi më shumë soliditet repartit difensiv, edhe pse stili i tyre i lojës u lejon rivalëve që të përfitojnë nga hapësirat në prapavijë dhe të kenë rate të shumta gola. Liverpool ka pësuar 35 gola në 33 ndeshje  në Premier League.

Related posts

VIDEO/ Armando Vajushi shënon këtë supergol në Serie B

Q.Autor

“CR7 ËSHTË NJË LEGJENDË”/ Mourinho: Shpresoj të largohet nga Italia, duhet të më lërë të qetë

Delo.autor

Vështirsohet transferimi i Griezmann tek Barcelona, Chelsea e United të gatshme t’ia rrëmbejnë

Sadik.Autor

Leave a Comment