Me 2 korrik, 2015, Real Madrid zyrtarizoi blerjen e Lucas Vazquez nga Espanyol për shifrën 1 milion euro. Duke patur parasysh vlerën aktuale të lojtarit, kjo mund të duket absurde, pasi ai ishte heroi në ndeshjen e fundit në Santiago Bernabeu.
Penalltia e fituar kundër Juventusit, ishte vepra e fundit, krahasuar me momentet e tjera që ai ka qenë vendimtar për Realin. Në Champions League, përjashto Cristiano Ronaldon, ai ka qenë lojtari më vendimtar.
Ndeshja me PSG
I mjaftuan vetëm dhjetë minuta në ndeshjen e parë, që të kthente ndeshjen. Kur rezultati ishte 1-1, aktivizimi i tij bëri që ndeshja të përfundonte 3-1. Ai se bashku me Marco Asension, ishin ata që ndryshuan komplet ndeshjen.
Në ndeshjen e kthimit, ai dha një assist për Ronaldon tek goli i parë pas një kombinimi fantastik me Asension.
Një yll në Milano
Nuk pati rënie të formës, madje as në finalen e Champions League kundër Atletico Madrid. Kur fati i ndeshjes varej nga penalltitë, ai realizoi penalltinë e parë.
Nga hero në finale, por vetëm një vit më vonë, ai u lë jashtë listës së Cardiff.
Ai e mbështeti ekipin nga tribuna, pa krijuar polemika. Kjo tregoi klasin dhe karakterin e tij që u vlerësua nga të gjithë.
Kupa e Botës
Ai tashmë koleksionon dy Champions League, dhe synimi i rradhës është fitimi I Kupës së Botës.
Ai dëshiron të jetë në listën përfundimtare të Julen Lopetegui dhe të udhëtojë në Rusi. Një ëndërr që po realizohet për Lucas Vazquez i cili po kalon një sezon perfekt