Formula 1 Sport

Vettel: “Pole” gjysma e punës, nesër një tjetër garë për fitore

Sebastian Vettel bëri një tjetër paraqitje të mirë sot në pistën e Shangait, ku realizoi për të dytën garë radhazi “pole position”. Madje për të dytën garë me radhë në Formula 1, Ferrari arrin të pozicionojë të dy pilotët e saj në vijën e parë të startit.

Jam i kënaqur për këtë rezultat, bëra një xhiro të përkryer. makina ishte e mrekullueshme, e shpejtë dhe e pakapshme, duke u përmirësuar nga gara në garë.Bëra edhe disa gabime, por kuptova se ku duhet të përmirësohesha dhe ia dola mbanë”, u shpreh piloti gjerman i “kokëkuqes”.

Piloti gjerman ia dedikon skuadrës këtë rezultat, që i dha mundësi të ketë nujë makinë të shpejtë në pistë, duke lënë pas rivalët e Mercedes. “Gomat ishin shumë të ndjeshme, por arrita të bëj një paraqitje të mirë në të tri sektorët e pistës.

Ndaj kjo është meritë e skuadrës, që përgatiti një makinë të balancuar mirë. Nuk e prisja që të ishim kaq të fortë, madje edhe kaq superior ndaj Mercedes. Shpresoj që nesër gara të jetë po kaq e mirë, pasi kemi realizuar vetëm gjysmën e punës deri më tani”, tha Vettel.

Related posts

MADHËSHTOR/ Finale dramatike, Ajax mposht Viteshen e Brojës në frymën e fundit dhe ngre trofeun

Delo.autor

E RRALLË/ Pepe Guardiola, siç nuk e keni parë kurrë (VIDEO)

Isa.Autor

“NORMALITETI ËSHTË ZHDUKUR NË FUTBOLL”/ Moratti shkakton “tërmet”: Interi po mundohet të marrë “Pleshti”

Delo.autor

Leave a Comment