Basketball Sport

NBA nis play off-in, kampionët e Warriors përballë Spurs në çerekfinale

Pas përfundimit të sezonit të rregullt është koha që 16 ekipet më të mira në NBA, 8 në Konferencën e Lindjes dhe 8 në Konferencën e Perëndimit të zbresin në fushë në çerekfinalet e play off-it. Ekipe që vijojnë ende garën për titullin kampion. Në të dyja Konferencat pritet një rivalitet i madh dhe shumë emocione për të përcaktuar ekipet gjysmëfinaliste. Faza çerekfinale nis sot dhe do të zgjasë maksimumi deri më 29 prill, nëse luhen të 7 ndeshjet (avancon më tej skuadra që fiton 4 ndeshje).

Skuadra kampione e Golden State do të përballet me San Antonio, por Warriors do të luajnë në këtë fazë të sezonit pa yllin e tyre Stephen Curry, që mund t’i ndërlikojë pozitat. Ndërkohë që, një rritje të ndjeshme këtë sezon ka patur Houston, që e mbylli në vendin e parë sezonin e rregullt dhe kërkon titullin. Oklahoma mund të jetë surpriza e kësaj Konference, që pret në fushën e saj Utah Jazz.

Në Lindje, surprizën këtë sezon në play off mund ta bëjë ekipi i Philadelphia, që nuk humbet prej 16 ndeshjesh dhe ka bërë një paraqitje fantastike në dy muajt e fundit. Toronto mbetet ekipi favorit, që e mbylli sezonin e rregullt në vendin e parë, por edhe Cavaliers nuk mbeten pas. Përvoja që Cleveland kanë në play off mund t’i ndihmojë në sfidat çerekfinale ndaj Indianës. Skuadër e vështirë për t’u eliminuar është Boston, i renditur i dyti në Lindje dhe që pretendon për titull me të rinjtë që ka në përbërje.

Konferenca e Lindjes

1-8, Toronto – Washington

2-7, Boston – Milwaukee

3-6, Philadelphia – Miami

4-5, Cleveland – Indiana

Konferenca e Perëndimit

1-8, Houston – Minnesota

2-7, Golden State – San Antonio

3-6, Portland – New Orleans

4-5, Oklahoma – Utah Jazz

Related posts

SANÇEZ “TRADHËTON” MILANIN/ Kuqezinjtë piketojnë talentin argjentinas si zëvendësuesin e tij

F.autor

FITORE DRAMATIKE/ Arsenal shpëton ndaj Fulham në frymën e fundit, në “Emirates” rishkruhet historia

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ BOLOGNAS/ Bernardeschi: Jam i kënaqur për golin, por tani…

Delo.autor

Leave a Comment