Futboll

Pallotta qetëson tifozët e Romës: Alissoni nuk do të shkojë askund

Alisson Becker do të vazhdojë ta vesh fanellën e Romës edhe sezonin e ardhshëm, kështu thotë numri një i klubit italian, James Pallotta
Me paraqitjet që ka shfaqur në këtë sezon, Alisson Becker a ngjallur interesimin e disa prej klubeve më të mëdha të Evropës, madje gjigandët e Real Madridit janë vendosur në radhë të parë për të marrë shërbimet e tij në merkaton e verës, ashtu si edhe Liverpooli.

Megjithatë për të qetësuar tifozët e Romës dhe për të lënë mënjanë disi zërat e merkatos në këtë fund sezoni shumë të rëndësishëm për skuadrën verdhekuqe, ka menduar presidenti James Pallotta i cili menjëherë pas derbit të kryeqytetit italian ka folur për të ardhmen e portierit brazilian, Alisson Becker.

“Nuk e kuptoj përse vazhdoni të më pyesni në lidhje me të. Nuk kemi asnjë qëllim për të shitur Alisson”, u shpreh Pallotta.

“Kur e morëm te Roma mendonim se ishte një portier i madh dhe mesa duket kishim të drejtë, nuk ka asnjë mundësi që ai të largohet”.

Related posts

E BURGOSËN/ Verrati pas arrestimit nga POLICIA: Jam penduar, doja të jepja…

Isa.Autor

SKANDALI TEK ATALANTA/ Ja shkaku i sherrit mes trajnerit Gasperini dhe Papu Gomez…

Delo.autor

“JEMI PENDUAR, POR NUK MUND TË QËNDRONIM PRAPA…”/ Chelsea i kërkon falje tifozëve. Ja deklarata zyrtare…

Delo.autor

Leave a Comment