Futboll Sport

“Revolucion” te Paris SG, Thiago Silva dhe 5 futbollistë të tjerë nxirren në shitje…

Paris Saint-Germain po mendon për ndryshime radikale në skuadër për sezonin e ardhshëm, me synimin për të shkuar të paktën deri në gjysmëfinalet e Champions League, veprimtari që po mbetet “utopi” për klubin parisien, pavarësisht investimeve të mëdha.

Kampionët e Francës kanë vendosur “rokadën” në stol ku Thomas Tuchel do të marrë vendin e Unay Emery dhe kërkon disa futbollistë nga më të rëndësishmit në Europë, për t’ia bashkuar “yjeve” të tillë si Mbappe dhe Neymar.

Por përpara se të marrë futbollistë, edhe në bazë të rregullave të “fair play financiar”, PSG do të shesë plot gjashtë lojtarë me në krye kapitenin Thiago Silva.

Braziliani do të jetë i lirë të largohet, ashtu si Edinson Cavani dhe Angel Di Maria. Mes lojtarëve me valixhet gati, sipas radio RMC, janë edhe Meunier, Kurzawa dhe Javier Pastore.

Related posts

Mjeku i Napoli-t: Dua të sqaroj se ai nuk ka probleme mendore

Q.Autor

PAS BARAZIMIT ME TIRANËN/ Trajneri Ahmetaj: Duhej të ishim më të ekuilibruar, harxhuam…

Delo.autor

ISHTE OBJEKTIVI NË MERKATON E JANARIT/ Interi përgatit një tjetër ofertë për mesfushorin

Delo.autor

Leave a Comment