Futboll Sport

Ofertë 500 mijë € për Kamer Qakën, Panuçi jep këshilla

Mesfushori i Kombëtares, Kamer Qaka, duket se do të jetë i sakrifikuari nga radhët e CSM Poli Iasit në Rumani. Për shkak të problemeve financiare, Qaka mund të shitet dhe interes ka shfaqur Steaua e Bukureshtit.

Por, nga ana tjetër, drejtuesit kanë pranuar se në radhët e tyre ka ardhur edhe një ofertë nga Gimnastik, klub i Segunda Divizion në Spanjë. Për Qakën flitet se janë ofruar 500.000 euro.

Siç raportojnë mediat rumune, është pikërisht Panuçi, trajneri i Shqipërisë, që e ka këshilluar që të qëndrojë deri në fund të sezonit te CSM Iasi dhe më pas të zgjedhë Spanjën si destinacionin e ardhshëm. Edhe presidenti i skuadrës rumune e ka pranuar mundësinë e largimit të shqiptarit, nisur edhe nga vështirësitë financiare të skuadrës së CSM Poli Iasit.

Related posts

RRËFEHET Fenomeni/ Blerja e RONALDOS: Seria A, më e FORTË se kurrë

Isa.Autor

DEKLARATA PËR DYSHEN DOMINUESE TË FUTBOLLIT/ Ish-presidenti i “Djajve të Kuq”: CR7 egoist, ndërsa Messi…

Delo.autor

E FUNDIT/ Incidentet në sfidën Shqipëri-Poloni në “Air Albania”, FIFA dënon Kombëtaren. Ja vendimi…

Delo.autor

Leave a Comment