Moto GP Sport

Rossi: Nuk merrem më me Marquez, mendoj për garën e Amerikës

Gara e Argjentinës tashmë i përket së shkuarës. Jam duke menduar për garën e radhës në Austin dhe për të rifituar pikët e humbura.

Nuk merrem më me aksidentin me Marquez, pasi është humbje kohe”, ka deklaruar sot piloti italian Valentino Rossi. “E vetmja gjë e rëndësishme është të shoh përpara, po rikthehem në pistë për të garuar dhe jo të bëj polemika me Marquez”, u shpreh Rossi

Nuk kam ndërmend të ulem e të flas me Marquez, për të sqaruar incidentin. Ndoshta në të ardhmen po. Jam në formë fizikisht dhe psikologjikisht.

Nuk shqetësohem më për atë aksident, por për garën e Amerikës, pasi është një garë e vështirë”, tha Valentino Rossi, që nuk mori asnjë pikë në garën e Argjentinës, ndërsa në pistën e Katarit u ngjit në podium.

Related posts

TIRANA-TEUTA/ E pabesueshme, Totre ndëshkon “Durrsakët” me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

Xherdan Shaqiri transferohet te gjigantët e futbollit turk

Sadik.Autor

RUSI 2018/ Michael Ballack kritikon trajnerin Joachim Low

Sadik.Autor

Leave a Comment