Futboll Premier League Sport

Klopp sqaron disa të vërteta në lidhje me transferimin te Bayern

Trajneri i Liverpool Jurgen Klopp u shpreh se Bayern Munchen kurrë nuk e ka marrë në konsideratë atë, përpara se klubi të vendoste në stol Niko Kovac-in. Tekniku gjerman tregon se për të nuk ka pasur kontratë nga gjigantët bavarezë, sepse ata e dinin mirë që do të ishte gati e pamundur që ta largonin atë nga “Anfield Road”.

Klopp i cili më parë ka drejtuar Borussia Dormtund ka një kontratë deri në vitin 2022 me të kuqtë dhe ai i ka udhëhequr ata në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.

“Është fakt që unë kurrë nuk kam pasur një klauzolë shitjeje në kontratën time. Nëse Bayern do të kishte qenë realisht i interesuar, pavarësisht nga çfarëdolloj vendimi që unë do të merrja, do të ishte  një transfertë e komplikuar, sepse unë kam një kontratë me Liverpool për katër vite të tjera dhe nuk është se në klub janë të palumtur me mua. Pikërisht kjo shpjegon se përse ata nuk më bënë ndonjë ofertë.

Njeriu i cili është përzgjedhur nga bavarezët për të marrë detyrën e trajnerit quhet Niko Kovac, trajneri aktual i Eintracht Frankfurt. Klopp, aktualisht 50 vjeçar e pranon se puna e teknikut është goxha intensive dhe ai ndoshta mund të tërhiqet përpara trajnerëve të tjerë.

“Nuk e përjashtoj që të ketë një ditë që unë të vendos të largohem përpara se trajnerët bëjnë zakonisht. Është super intensive dhe unë nuk dua të vdes në stol. E sigurt është që pas Liverpool do të marr një vit pushim. Ia kam premtuar familje”, përfundoi gjermani.

Related posts

NIS LA LIGA ME ATLETICO BILBAO-BARCELONA/ Mungon Messi por debuton… (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

U RENDIT NË VENDIN E 9-TË NË BOTË/ Flet Luiza Gega: Kur e përmbush objektivin ke një ndjesi…

Delo.autor

Lëkundet ‘reputacioni’ i Marcelos, Reali gjen zëvendësuesin në Premier League

Q.Autor

Leave a Comment