Boks Sport

Amir Khan; Canelo Alvarez duhej të ishte përjashtuar nga sporti prej dopingut

Në prag të duelit që do të zhvillojë nesër ndaj Phil Lo Greco, boksieri britanik Amir Khan ka deklaruar se rivali i tij i fundit në ring, Saul “Canelo” Alvarez, ndaj të cilit ka humbur, duhej të ishte përjashtuar nga sporti pas skandalit doping. Meksikani u pezullua vetëm 6 muaj dhe u tërhoq nga dueli ndaj Gennady Golovkin, por për Khan dënimi duhej të ishte më i rëndë. “Një njeri që mashtron dhe përdor drogë, mbetet i tillë për gjithë jetën”, u shpreh Amir Khan, ish-kampion bote në peshën “welter”.

Më tej, boksieri britanik shtoi: “Canelo do të kujtohet gjithnjë si një sportist që ka përdorur doping dhe jo për atë që ka arritur në sportin e boksit, jo si boksier. 6 muaj pezullim nuk janë asgjë për të. Nëse Canelo ia hodhi kap kollaj, të gjithë mund të bëjnë si ai. Kjo do ta ndihmojë që të operohet dhe të rikthehet më i fortë. Unë kam 10 vjet që boksoj si profesionist dhe asnjëherë nuk kam kryer gjëra të tilla. Canelo nuk tregoi respekt për sportin tonë”, u shpreh Amir Khan.

Related posts

PRITET TË KRYEJË VIZITAT MJEKËSORE/ Mbrojtësi Hakimi e mbyll me Interin. Ja detajet e marrëveshjes…

Delo.autor

NUK KA QENË VITI I TIJ MË I MIRË TEK REALI/ Historia e trazuar e Gareth Bale për 2019

Delo.autor

ACAROHET SARRI: Boll me pyetje për presidentin e Napolit, nuk flas më…

Isa.Autor

Leave a Comment