Basketball Sport

NBA/ Ja dhurata që LeBron i bëri skuadrës para ndeshjes me Indiana

Basketbollistët e skuadrës së Cleveland Cavaliers u paraqitën sot në “Bankers Life Fieldhouse” të Indiana të veshur të gjithë njësoj, me një kostum ngjyrë gri. Pas ndeshjes u mësua se ky ka qenë një vendim i marrë nga LeBron James, që i ka dhuruar të gjithë skuadrës këtë komplet, duke treguar unitetin që ekziston mes lojtarëve, në një moment jo fort të mirë në NBA për Cavaliers.

Pavarësisht kësaj risie, ku para ndeshjes zbriti nga autobusi një ekip elegant, basketbollistët e Cleveland Cavaliers u mundën në këtë sfidë të tretë çerekfinale të play off-it në Konferencën e Lindjes nga Indiana me rezultatin 92-90 në momentet e fundit të lojës. Ekipi i Indianës udhëheq 2-1 serinë e takimeve dhe do të luajë në fushën e tij edhe sfidën e radhës, pas dy ditësh.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Trajneri Zidane largohet nga Real Madrid. Ja kush e zëvendëson…

Delo.autor

Liga Ballkanike, Tirana mposht malazezët e Ibar Rozaje dhe avancon në play off

Q.Autor

Sot mund t’i fitoni 1 600 euro me këto super ndeshje

Sadik.Autor

Leave a Comment