Futboll Seria A Sport

SERIA A/ Inter rrezikon në fund por mban ritmin e kryeqytetasve

Inter ka mbajtur ritmin e Roma dhe Lazio teksa lufta për një vend në Champions League është më e fortë se kurrë. Roma fitoi ditën e shtunë, ndërsa Lazio mposhti Sampdorian në të njëjtën kohë me Inter me rezultatin 4-0 ndërsa Zikaltrit mundën Chievo-n në Stadio Marc’Antonio Bentegodi, 2-1.

 Ishte një ndeshje delikate për Zikaltrit pasi Chievo ishte kompakt në pjesën e parë duke mos lejuar hapësira për sulmuesit e Inter por pas pushimit ishte goli i të përhershmit Mauro Icardi që zhbllokoi gjithçka duke lehtësuar punën për vizitorët.

 Goli në fillim u anulua për pozicion jashtë loje, por pas konsultimit me VAR, goli u quajt i vlefshëm dhe pak pas tij erdhi edhe goli që vulosi fitoren për Inter me anë të Perisic në minutën e 61’. Inter e menaxhoi mirë rezultatin dhe vetëm në fund rrezikoi disi kur Chievo shënoi golin në fund të ndeshjes teksa kishte edhe pesë minuta shtesë për t’u luajtur por Inter u mbrojt mirë duke marrë tre pikë të rëndësishme.

Një paraqitje solide nga të besuarit e Spalletti-t në një fushë të vështirë si ajo e Chievo-s. Tashmë Inter mbetet në vend të pestë të renditjes së Serie A, me vetëm një pikë më pak se Lazio dhe Roma.

Related posts

Dritë në fund të tunelit, Reali fiton pas 5 vitesh në ‘Mestalla’

Q.Autor

Bonucci dorëzon kërkesën për largim nga Milani

Sadik.Autor

Chelsea ‘josh’ Courtois me milionat e saj, belgu bëhet portieri më i paguar në botë

Q.Autor

Leave a Comment